EXPRESS

“Street Party Prishtina” sonte në “Express”

Express

Emisioni kulturor “Express” sonte vjen me një përmbajtje të larmishme nga arti, showbizi dhe kinematografia botërore.

Në pjesën e parë, në studio do të flitet për edicionin e pestë të “Street Party Prishtina”, festivalin që e kthen kryeqytetin në një skenë të hapur ku bashkohen artistë e qytetarë.

Pjesë e emisionit do të jenë edhe lajmet më të fundit nga showbizi botëror: Cardi B ka fituar gjyqin kundër akuzave për sulm ndaj një roje sigurie, ndërsa grupi i njohur Fifth Harmony është ribashkuar për herë të parë pas shtatë vitesh, duke surprizuar publikun në një koncert të Jonas Brothers.

Nga kinemaja, do të ndiqni zhvillimet më të fundit nga Festivali i Filmit në Venecia. Regjisori korean Park Chan-wook ka prezantuar filmin e tij më të ri, “No Other Choice”, një projekt që ka qenë 20 vjet në zhvillim. Po ashtu, tapetin e kuq e ndezën tre premiera të mëdha: “A House of Dynamite” nga Kathryn Bigelow, “Dead Man’s Wire” nga Gus Van Sant dhe dokumentari “Marc By Sofia” i Sofia Coppolas.

Më pas, vjen edhe rrëfimi i aktores së njohur Demi Moore, e cila ka folur për përballjen emocionale me sëmundjen e ish-bashkëshortit të saj, aktorit Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale.

Ndiqni “Express” sonte në ora 18:00.