Në njëmijë e tetëqind metra katrorë në muret e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, janë formësuar murale që paraqesin vizionin e së ardhmes.
Qytete në formë abstrakte, si dhe gërshetimi i natyrës me njerëzoren janë disa prej shenjave të këtyre muraleve që janë realizuar gjatë kësaj fundjave.
Temperaturat e larta të fundgushtit nuk kanë qenë pengesë për shumë artistë që t’i përballin stilet e tyre të grafiteve në kuadër të edicionit të katërt të “Meeting of Style Kosovo”, e cila organizohet nga Qendra për zhvillimin e artit, raporton KOHA.
Ky festival funksionon në formë internacionale përmes aplikimeve që janë të hapura për artistë nga e gjithë bota.
Për t’i mbuluar këto mure me grafite urbane, nga Meksika ka ardhur artisti i muraleve, Esteban Viçens (Esteban Vicens).
Edhe
Grafitet thyejnë peizazhet e zbehta me ngjyra për edukim
“Punimi të cilin e kam paraqitur në njërën nga muret e këtij edicioni të Festivalit ka të bëjë me sigurinë kibernetike dhe me disa elemente të natyrës biologjike. Kam bashkëpunuar më miken time, Marian, e cila vjen nga Franca dhe të dy së bashku mendojmë që kemi formësuar një mural atraktiv për njerëzit që janë dhe vijnë për ta vizituar Prishtinën”, ka thënë ai.
Me synimin për të përkrahur shkëmbimin ndërkulturor edhe artistik nga Zvicra, Christian Wuthrich (Kristian Vutrik) iu është bashkuar temës së sivjetmë të kësaj ngjarjeje.