Edhe sivjet është organizuar festivali ndërkombëtar i grafitit “Meetings of Styles”, në Prishtinë.
Këtë herë, artistët do të mbulojnë muret në hyrje të kryeqytetit.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për fillimin e muraleve ndërsa ka ofruar edhe pamje.
“Për të treten herë rradhazi qyteti ynë është nikoqir i artistëve ndërkombëtar e vendor që janë pjesë e festivalit 'Meeting of Styles' që po zhvillohet në hyrje të qytetit nga Fushë Kosova”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Vitin e kaluar artistët i kanë dhënë ngjyrë mureve në rrugën “Tirana”, pas Stacionit të Trenit në Prishtinë.