EXPRESS

Shkumbin Miftari në Festivalin Botëror të Fizarmonikës

Fizarmonika thotë se i jep ndjesinë e një përqafimi të veçantë muzikor.

Shkumbin Miftari, i cili tash e sa vjet luan në këtë instrument, së shpejti do ta prezantojë Kosovën në Festivalin Botëror të Fizarmonikës “Trofeu botëror i Akordeve”, raporton KOHA.

Ai është kualifikuar të jetë pjesë e finales që këtë vit do të mbahet online dhe mbledhë fizarmonistë nga e gjithë bota.

Por për këtë, Shkumbini është duke punuar tash e sa kohë.

Miftarit sa herë që i duhet të prezantojë profesionin, atij i duhet edhe ta demonstrojë instrumentin në të cilin luan.

Thotë se aq sa është sfiduese, për të loja në fizarmonikë është terapia më e mirë.

Shkumbin Miftari ka një mesazh që të gjithë fëmijët që duan artin ta shijojnë të paktën një herë magjinë e këtij instrumenti.

Festivali Botëror i Fizarmonikës ku do të marrë pjesë Miftari organizohet që nga viti 1951 dhe çdo vit zhvendoset në shtete të ndryshme të botës.