Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se “një zanat nuk e lë askënd pa bukë”, duke iu referuar mungesës së disa profesioneve të caktuara në Kosovë, e që sipas tij janë shumë të kërkuara nga sektori prodhues.
“Historikisht nëse ke pas një zanat, që thonë “nëse e ke një zanat, nuk të lë pa bukë”. Ajo nuk ka ndryshuar askund në botë. Unë e di që çdo gjë e ka një arsye, ne kemi kaluar një fazë pas luftës ku orientimet e njerëzve kanë qenë që të studiojnë ekonomik dhe juridik mirëpo dita-ditës po vërehet se jodomosdoshmërisht duhet të gjithë të studiojnë këta dy sektorë”, ka thënë Osmani në “Express Intervista” të KTV-së.
Sipas tij, problematikat e mungesës së profesioneve të caktuara siç janë: teknologë të ushqimit, ekspertë të mekatronikës dhe operatorë të makinerive, janë çështjet që do të diskutohen në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, që do të mbahet nga 29-30 qershor në Prizren.
-
Osmani viziton bizneset në Fushë Kosovë: Pa ekonomi të fortë, s’ka komunë të zhvilluar
-
Besnik Osmani: Prodhuesit vendorë meritojnë më shumë mbështetje
- Edhe një skandal
-
Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
-
Oda Ekonomike kërkon urgjent një pako ndihmëse për prodhuesit: Jemi me vite prapa