EXPRESS

Leximi gjatë pushimeve verore

Leximi është mënyra më e mirë për t’i kaluar ditët e verës.

Tash kur pushimet verore kanë filluar, shkrimtarja për fëmijë, Erina Rrahmani, rekomandon tre libra që çdo fëmijë duhet t’i lexojë, raporton KOHA.

Erina Rrahmani deri tash ka botuar katër libra për fëmijë ndërsa po përgatitet për të pestin. Meqenëse ka nisur të kontribuojë si fëmijë në këtë fushë të letërsisë, ajo tregon pse vendosi t’i qëndrojë besnike asaj.

Autorja Rrahmani është anëtare e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë ‘Agim Deva’ prej vitit 2006 ndërsa në vitin 2017 ajo ka fituar Çmimin “Ymer Elshani” për “Librin më të mirë për fëmijë”.