Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Këngë brezash” koncert kushtuar Qamilit të Vogël, të shtunën në KTV

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta përkujtuar e nderuar Qamilin e Vogël sesa nëpërmjet këngëve të cilave ai u dha zë. Nëpërmjet tyre edhe shënoi historinë e muzikës popullore.

Në 100-vjetorin e lindjes së tij, Gjakova ka bashkuar muzikantët në koncertin ku janë rikthyer disa prej perlave të atij që ishte sinonim i vetë muzikës së mirëfilltë.

Në sallën e teatrit të qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” janë shpalosur perlat e pavdekshme të Qamilit të Vogël.

“M’agoi dita, n’breg t’njaj prroni” është kënduar nga Zenel Doli, “Kah dera të rashë me t’pa” nga Gent Haxhikadrija e “Dija dhe Shpendi” nga Fahrush Azemi. K Koncerti “Këngë brezash” do të transmetohet në Kohavision të shtunën në orën 21:30.