Hingëllimat dhe trokitjet e patkonjve dëgjohen prej së largu. Në Zatra, periferi e Pejës, prej nga e sheh rrafshin e Dukagjinit si në pëllëmbë të dorës, takojmë një djalë të ri, shumë punëtor, me një pasion të veçantë për kalërimin.
Ai është Plator Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kujton se si i vogël e kishte lëmuar me kujdes një kali, e kishte kapur për flokë, dhe ngadalë ishte ngjitur mbi të. Që atëherë, pasioni për kalërim dhe dashuria për këtë kafshë nuk kishin ndaluar as edhe një moment.
Platori, tash e sa vite, bashkë me kushërirën Evgenën, që është vetëm 12 vjeçe, kujdesen për kuajt. Ata i bëjnë thirrje secilit që ka mundësi që ta provojë një herë kalërimin.
Vetë kali kujdeset për ty kur i gjendesh sipër, thotë Platori.