Dy prej anëtarëve të rok-grupit, “NFRON”, Gëzim Muriqi dhe Arbër Krasniqi, ishin të ftuar në studion e emisionit “Express” për ta promovuar videoprojektin e ri me titull, “I Abuzuar”.
Ndër të tjera ata treguan se kënga i dedikohet ushtarëve çlirimtarë dhe se grupi do të vazhdojë të krijojë edhe projekte tjera që trajtojnë tema sociale.