Kohëve të fundit lëvizjet e tij janë kufizuar përreth shtëpisë.
Kësisoj, shkrepjet e aparatit fotografik i ka orientuar në oborr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografi kosovar Hazir Reka ditët e pandemisë po i kalon në fshatin e lindjes, në Nerodime të Ferizajt, raporton KOHA.
Atje e ka nisur serinë me fotografi të titulluar “Nga kopshti im”.
Duke qenë se Reka për më shumë se 35 vjet ushtron profesionin e fotografit, koha e izolimit thotë se ia kujton vitet ’90.
Hazir Reka është pjesë e projektit fotografik evropian mbi krizën e koronavirusit, në të cilin janë përmbledhur imazhe nga 47 kryeqytete të botës.
Një paralele mes sheshit të dikurshëm të kryeqytetit dhe atij të sotëm, Reka e pasqyron nëpërmjet projektit fotografik të titulluar “30 vjet në shesh”.
Ai thotë se do të vazhdojë të sjellë fotografi shumëngjyrëshe nga oborri i tij.
Serinë e fotografive “Nga kopshti im” Hazir Reka synon ta përmbledhë në një ekspozitë, të cilën planifikon ta hapë në oborrin e shtëpisë.