Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Rrëfimi i Meritonit, fotoja e të cilit u shfaq në Times Square

Meriton Raci, fotografia e të cilit u shfaq në Times Square të New York, sot në Express foli për emocionin që i dha.

Në një lidhje direkte nga New York-u, Fjollë Raci, mbështetëse e fëmijëve me Sindromë Down, e cila kishte publikuar këtë postim të dielën në rrjetet sociale, tha se nuk do të ndalet asnjë minutë së punuari në vetëdijesimin dhe krijimin e kushteve për fëmijët me sindromë down.

Në studion e Expressit, ishte edhe nëna e Meritonit, Gjylfidone Rraci, e cila e përlotur falënderojë Fjollën për punën e bërë.

"Ti je ajo qe po ua kthen buzëqeshjen", tha e emocionuar nëna e Meritonit.

Meritoni, 27 vjeçar nga Gjakova ka kryer shkollën e mesme në Prishtinë dhe aktualisht punon dhe jeton në Gjakovë