EXPRESS

Ekspozita me teknikën e kafesë

Rreth 100 piktura të vendosura në muret e galerisë krijojnë një mozaik rrëfimesh.

Ekspozita që ka mbledhur artistë ndërkombëtarë nga 50 vende të botës bashkon motive të vendeve të ndryshme. Por, në këtë ekspozitë ata i bashkon teknika e të punuarit me kafe.

Derisa artistët e huaj kanë pikturuar peizazhe e portrete nga vendet e tyre, Teuta Sahatqija u është bashkuar atyre me të pikturuarit në kafe. Në fokus të punimit të saj është objekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Për piktorin Arsim Kajtazi, të pikturuarit me kafe filloi natyrshëm, pasi që kafeja e shoqëron gjithmonë gjatë pikturimit.

Në mesin e artistëve nga 50 vende të ndryshme është edhe piktorja nga Spanja, Angela Barbi. Mes punimeve, ngjyrë kafeje punimi i saj veçohet përmes ngjyrës së ndezur.

Galeria e piktorit Besnik Xhemaili hapi dyert në pandemi dhe për një vit nuk priti asnjë ekspozitë për shkak të rrethanave të ditura. Për vizitorët, kjo ekspozitë është një rikthim në prehjen që dhuron arti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth dy javë për vizitorët që duan t’i shohin 104 pikturat e artistëve vendës dhe ndërkombëtarë.