EXPRESS

“Baresha” në versionin për piano nga Durim Rrahmani

Pianisti nga Podujeva, Durim Rrahmani, përmes lojës së tij në piano ka vendosur t’i kthejë në instrumentale disa nga këngët më të njohura.

Së fundmi ai e ka sjellë me tinguj pianistikë një nga këngët më të njohura. “Baresha” përmes Durim Rrahmanit vjen në një version të veçantë.

Ai tregon për serinë e instrumentaleve që është duke i sjellë, ndërsa synon që t’i përfshijë veprat e njohura dhe vallet tradicionale.

Vepra muzikore “Baresha” është e kompozuar nga kompozitori Rexho Mulliqi si vepër vokaloinstrumentale për t’u interpretuar nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagrusha.

“Baresha” edhe sot e kësaj dite interpretohet nga formacione të ndryshme të instrumentistëve. Kështu edhe pianisti Rrahmani ka vendosur ta bëjë pjesë të serisë së instrumentaleve të tij.

Pianisti nga Podujeva, Durim Rrahmani planifikon që në të ardhmen të sjellë edhe më tutje instrumentale pianistike të veprave të njohura, por edhe që këngët tradicionale t’i kthejë në mënyrë moderne.