EXPRESS

Atmosfera e festës në sheshet e Prishtinës

Ombrellat e dekorimet e tjera shumëngjyrëshe u kanë dhënë hijeshi shesheve të Prishtinës. E kjo ndihet edhe më shumë me rastin e festave, si kjo e Bajramit.

E vizitat te familjarët për të uruar festën disa veçse i kanë kryer.

“Bajrami po shkon shumë mirë, me familje po e festojmë, kaluam shumë mirë”, ka thënë Agim Mehmeti.

“Edhe në Preshevë e festojnë shumë mirë, e urojnë mes vete familjet”.

Ndërkaq, qytetari nga Tirana i cili Bajramin kësaj radhe po e pret në Prishtinë, thotë se mënyra e festimit nuk ka shumë dallime.

“Është njësoj, shumë mirë, qetë. Nuk ka shumë njerëz nëpër rrugë janë nëpër shtëpi duke festuar”, ka thënë një tjetër qytetar.

E ka të atillë që kanë dëshira të veçanta për festa.

“Isha duke shkuar te dajtë, mirëpo personalisht do ta doja ta festoja Bajramin me dikë, e kam pasur një simpati më parë e do të doja të isha në Shqipëri me të”, është shprehur Betim Kryeziu.

“Dëshira ime për Bajramin e ardhshëm është të jem me atë vajzën”.

Pavarësisht që gjatë ditës sheshet e qyteteve nuk janë edhe aq të mbushura, natën festimet vazhdojnë dhe ndihet një gjallëri feste.