Sonte në “Express” ju sjellim material nga konferenca e tretë në kuadër të edicionit të parë të “Prishtina Sustainable Design Week”, ku u diskutua për mënyrat se si krijimtaria artistike mund të shërbejë si formë ndryshimi në një kohë të kolapsit mjedisor. Panelistët kanë sjellë shembuj konkretë se si materialet që shpesh konsiderohen mbeturina, mund të rigjenerohen, duke bërë ndryshim të madh në perspektivën mjedisore, dhe në të njëjtën kohë të sjellin inovacion në jetën artistike.
Po ashtu ju sjellim fragmente të shkëputura nga intervista e producentit Valon Bajgora, për emisionin “Nëpër Film”, i cili shpalos detaje rreth filmit të dytë të Blerta Bashollit, “Dua”, xhirimet e së cilit fillojnë të shtunën.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, George Clooney, Sam Smith, Bad Buny dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!