EXPRESS

Adrienne Hauser me virtuozitet në ritme hungareze

qenë pianistja hungareze Adrienne Hauser ajo e cila në natën e katërt të “Chopin Piano Festit” ka sjellë virtuozitet për piano, në koncertin i cili është shquar edhe për ritme hungareze. E shquar edhe nëpër skena ndërkombëtare, shpalosjen e repertorit e ka nisur me Franz Lizt për të vazhduar me vepra, edhe me ato të Bela Bartok.

Përveç interpretimit të disa veprave më pak të njohura për publikun, të cilat lidhen me kulturën e traditën hungareze, Hauser e bëri publikun për vete me mënyrën e interpretimit të saj. Ekzekutoi disa nga veprat më muzikale e ritmike të Chopinit, të tilla që kërkojnë kapërcime të shpejta. Në shenjë falënderimi ndaj publikut, Hausner interpretoi shtesë edhe një pjesë të vogël për piano.

Përveç mikpritjes së publikut, Hausner ka veçuar edhe pianon.

“Kjo është hera ime e parë në Kosovë. Kam qenë në Tiranë disa vjet më parë dhe kam luajtur në shtëpinë e Operës, por në Prishtinë kjo është hera ime e parë. U ndjeva shumë mirë dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm, kështu që kalova një kohë shumë të mirë. Nëse do të thosha të vërtetën në fund, në notën e fundit u ndjeva shumë mirë. Mendoj që kjo është një piano shumë e mirë. Prekja ime është shumë e butë dhe sensitive dhe ky lloj i pianos është shumë i mirë për mua dhe për këtë u ndjeva shumë mirë”.

Pianistja Alberta Troni, zëvendësdrejtoreshë e “Chopin Piano Fest”, ka thënë së është nder bashkëpunimi me një pianiste të kalibrit të tillë, teksa ka veçuar veçmas përzgjedhjen e programit.

“Siç po e shihni, sonte është mbrëmja e katërt e festivalit dhe vetëm se po i afrohemi mesit të edicionit të trembëdhjetë të festivalit. Sonte ishte një pianiste virtuoze nga Budapesti, Hungaria, e cila performoi në mënyrë subtile një program shumë të bukur. Në pjesën e parë kishte vepra të kompozitorëve hungarezë, siç janë Franc Liszt dhe Bella Bartok, kurse pastaj përfundoi me vepra të Chopinit dhe në mënyrë mjaft virtuoze triumfale, kështu që la një përshtypje shumë të mirë për publikun”.

Pianistja e re Eleonida Elezi ka thënë se prania në koncertin e Hauserit është përvojë e veçantë. Ka vlerësuar punën që festivali “Chopin Piano Fest” po bën në organizimin e koncerteve të tilla.

“Sjellja e pianistëve mbarëkombëtarë ose botërorë në festivalin “Chopin Piano Fest” është me të vërtetë frymëzuese për ne dhe një frymë e re të cilën profesoresha Lejla Pula dhe Besa Luzha me të gjithë kontribuuesit e tjerë e sjellin për ne. Për mua si pianiste e re është me të vërtetë frymëzuese me pa se si janë frymat e tjera ndërkombëtare, kulturat e tjera që sjellin ngjyra të ndryshme muzikore. Për mua është më të vërtetë kënaqësi shumë e madhe që unë përveçqë jam studente që jem në koncertime pa pagesë që është privilegj i madh për ne si studentë, por edhe për qytetarët e tjerë që kanë dëshirë të dëgjojnë koncertet e bukura që po shfaqen gati çdo natë”.

Në kuadër të “Chopin Piano Fest” nesër do të organizohet mbrëmje operistike me Kaltrina Miftarin, Safet Berishën dhe Lekë Salihun.