Në pesë vjetët e fundit, fundjavat më së shpeshti i kalon në liqenin e Badovcit.
Fotografi Fitim Sopjani ulet, vrojton dhe me orë të tëra pret të dokumentojë lëvizjet e botës së egër. Kjo lloj adrenaline gati se është shndërruar në mënyrë jetese për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë prej aventurave më të veçanta, por edhe më të rrezikshme për të, ka zënë fill para një viti. Sopjani rrëfen sesi po e realizon një dokumentar për gjarprin e njohur si vipera ammodytes, një ndër më të rrezikshmit në Evropë.
Këtë sekuencë nga dokumentari i papublikuar ende, ai po e ndan ekskluzivisht për shikuesit e Kohavisionit.
Përveç në liqenin e Badovcit, ai kalon shumë kohë edhe në vende të tjera dhe nëpërmjet dronit i pasqyron nga lart bukuritë natyrore.
Ky pasion, që Sopjani e ndjek krahas punës si videodizajner, ka nisur mbi sfidat e të qenit një djalosh i ri pa mundësi për ta blerë një aparat adekuat. Prandaj, ai e ka një mesazh për të rinjtë që i intrigojnë bota e egër dhe fotografia.
Perëndimi i diellit shënon fundin e një dite plot adrenalinë për Fitim Sopjanin. Nëse ka pak fat, drejt shtëpisë niset me fotografi e xhirime të rralla. Në të kundërtën, me shumë durimp pret se çfarë do t’i sjellë fundjava e radhës.