Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Adnan Kafazi” mbërrin në ekranin e madh

Pas dy filmave të suksesshëm “Diamanti” dhe “Zonjusha”, vjen “Adnan Kafazi”. Një ditë para premierës, ekipi ka zbuluar detaje, në konferencë për media e mbajtur pas shfaqjes së filmit për gazetarët.

Janë shpalosur detaje nga sheshi i xhirimeve dhe mesazhi që synohet të përcillet nëpërmjet vazhdimit të tretë të këtij filmi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Adresimi i dukurisë së dhunës ndaj grave, fuqizimi i tyre dhe një lloj pasqyrimi i shoqërisë kosovare, janë tri prej pikave kryesore me skenar të Besart Sllmnikut nën regji të Genc Berishës.

Ekipi ka folur edhe për publikun që synon. Përpos në “Cineplexx” në Prishtinë, filmi do të shfaqet edhe në qytetet e tjera të cilat e kanë një kinema funksionale.

Mungesa rrjetit të kinemave në Kosovë u bë pjesë e diskutimit. U fol edhe për përkrahjen institucionale dhe natyrën e filmit e për të cilën kasta ka thënë se është komercial në kuptimin e mirë të fjalës.

Besart Sllamniku bëri të ditur lajmin se deri të mërkurën janë shitur mbi 1000 bileta për filmin “Adnan Kafazi” i cili në repertorin kinemasë, do të jetë prej të enjtes.