Një formë mund të dalë përtej të qenit një strukturim vijash a ngjyrash. Ajo bëhet një shprehësi artistike sipas imagjinatës së autorit.
Këtë e dëshmojnë rrathët shumëngjyrësh të ciklit "Forma magjike" të Eshtref Berishës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 100 vepra aktualisht qëndrojnë pranë njëra-tjetrës në atelienë personale të artistit në Gjilan.
Ato rrezatojnë energjinë njerëzore, mes dritës e errësirës.
E motive njerëzore ka edhe cikli "Koha dhe njeriu", e cila sjell sentimentin e trupave përballë kohës.
Ndërkaq, ajo që tërheq më shumë publikun mbetet cikli prej 15 veprave i luleve dhe zjarrit.
Laramania e krijimeve të Eshtref Berishës, mbush bardhësinë e mureve të ateliesë së tij. Disa prej tyre janë ende të paekspozuara.