Nermin Vlora Falaschi, Adile Rama Jashari, Hyrë Emini, Teuta, mbretëreshë ilire, Yllka Domi, Ganimete Tërbeshi e Marie Kraja, janë vetëm disa nga figurat e shquara të historisë sonë.
Mirëpo, pavarësisht kontributit të tyre, patriotik, politik apo edhe kulturor, rrugët ende s'mbajnë emrat e tyre.
Kjo e ka shtyrë organizatën "Ec ma ndryshe", që të revoltohet përmes një aksioni simbolik.
Prishtina, Prizreni e Graçanica ishin tri qytetet ku pjesëtarët e kësaj organizate pas emrave origjinalë që kanë rrugët, i kanë vendosur edhe emërimet me përfaqësueset gra.
Dikujt i ka penduar ky aksion dhe menjëherë kanë larguar pllakat me emrat e këtyre grave.
Edhe
Osmani: Të emërtojmë kopshte, rrugë, sheshe me emra grash
Në rrugën afër Komunës së vjetër, emërtimi "Mbretëresha Teutë" tanimë nuk qëndron aty ku ishte varur nga organizatorët. Ai është hedhur në tokë.
Të njëjtin fat e kanë pasur edhe ato në Prizren.
Ka mendime të ndryshme sa i përket njohjes së kontributit të grave në ndërtimin e shoqërisë.
Ka të tillë që e çmojnë atë çfarë kanë bërë gratë por edhe këtë aktivitet aktual.
Performansës publike i ka paraprirë një hulumtim, sipas së cilit në 32 komuna të Kosovës 57,3% të rrugëve mbajnë emra burrash, ndërkaq vetëm 3.6% prej tyre mbajnë emra grash.
6,961 ose 39.1% mbajnë emra tjerë jo të përveçëm.
Edhe
Aksion për barazi gjinore në emërtime të rrugëve
Përfaqësuesi i organizatës "Ec ma ndryshe" , Valon Xhabali, tregon se ky projekt do të vazhdojë tutje.
Ky aksion simbolik është realizuar në bashkëpunim me organizatën Communication for Social Development.