EXPRESS

Sata tregon si e krijoi këngën “Copëzat” për lidhjen e tij me Dojna Memën

Lidhja e kantautorit Vlashent Sata me prezantuesen e njohur shqiptare Dojna Mema është komentuar vazhdimisht në mediat shqiptare. Kjo u bë mediatike sidomos pas publikimit të këngës “Copëzat”, ku pjesë e videoklipit ishte vetë prezantuesja Mema.

“Njeriu ka frikë se të marrin mësysh”, ka thënë Vlashenti në një intervistë për “Express” në KTV duke treguar se nuk ka dëshirë që të flasë shumë për jetën e tij private. “Është një person me shumë dritë dhe është dhuratë shumë e madhe me pas në krahë”.

Lidhur me këngën “Copëzat” që vjen si dedikim për Dojnën, ai është shprehur se përmes këngës donte ta përcillte atë lloj gëzimi që kishte.

“Nuk kam shkruar kurrë për një person që kam dashur sa jam me të... Ka qenë një moment që kemi qenë duke folur edhe vetëm po e shihja dhe e përfundova këngën”, ka thënë ai.

Sipas tij, kënga flet për atë që është “shumë e thjeshtë, jashtë mase e rrallë dhe shumë e veçantë që unë e shihja tek ajo”.