Problemet me mbeturinat dhe ndotja e ambientit, janë shndërruar në sfidat më të mëdha të njerëzimit në ditët e sotme.
E këto mbeturina e gjësende të papërdorura artistja ambientaliste nga Nju-Jorku, Mariah Reading, ka kohë që po i shfrytëzon një mënyrë kreative për sensibilizim ndaj ndotjes së planetit.
Autorja e këtyre veprave të veçanta ka kombinuar dashurinë e saj për natyrën me talentin e saj prej artisteje, duke pikturuar peizazhe përmes pamjeve të bukura të natyrës.
Por e veçanta këtu qëndron tek përshtatja e mbeturinave që ajo gjen në këto hapësira, duke i pikturuar edhe ato dhe duke i kamufluar si pjesë të natyrës.
Kënaçe, këpucë, kuti të thata, pjesë alumini, copëza plastike, shishe të thata, enë të papërdorura e shumë elemente të tjera ka përdorur në vazhdimësi Mariah në këto piktura që i realizon tash e sa vjet.
Deri tash ajo ka vizituar rreth 24 parqe nacionale brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e që synim e ka të vazhdojë derisa të eksplorojë që të 63 parqet e tilla që ekzistojnë atje.
Përveç mesazhit që autorja përcjell me këto vepra, ajo këtë punime të veçanta i ka shndërruar edhe si pjesë të biznesit të saj.
Duke lëvizur nga 150 e deri në mbi 1000 euro, Mariah këto piktura i ka të ekspozuara në sajtin e saj online, aty ku synon t’i shesë.
Sipas artistes, qëllimi i saj është për të lënë gjurmë nëpër tokë, porse duke përmirësuar çfarëdo që ajo sheh përreth.