Lulet në çizmet e komandantit shërbejnë si përballje e luftës me tejkalimin e saj.
Ekspozita “Shiu i fundit” e skulptorit Agron Blakçori është hapur të premten në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcesi krijues i skulptorit nga Podujeva është i gdhendur përmes tri veprave artistike.
Kuratori i ekspozitës, Naser Shatrolli, thotë se ekspozita është e orientuar kah arti konceptual ku veprat përfaqësohen edhe nga konteksti i tyre.
Autori Agron Blakçori përmes ekspozitës minimaliste prek edhe çështje të ambientit.
Ndryshe nga ceremonitë e hapjes së ekspozitave, “Shiu i fundit” është hapur në praninë e pesë personave.
Veprat do të qëndrojnë në muret e galerisë së Fakultetit të Arteve edhe për dy javë.