EXPRESS

Violeta e fizarmonikës

Mes Shqipërisë dhe Italisë filloi jeta e Violetës dhe fizarmonikës së saj.

Para 22 viteve, kur ajo jetonte në Shqipëri, në kohë të vështira, arriti të bëhej mësuese e muzikës dhe të ligjëronte në zona të vështira madje edhe për të shkuar e lëre më për t'u zhvilluar mësimi.

Kështu, Violeta Ibrahimi në një intervistë për Express të KTV-së tha se e mësoi sesa e rëndësishme ishte muzika për të.

Por, jo më e rëndësishme sesa të kishte bukë në shtëpi.

Kështu ajo vendosi që pjesën tjetër të jetës ta kaloj në Itali, një qytezë të vogël në të cilën ajo e gjeti lumturinë.

Ajo arriti që të punoj dhe me punën e saj të mbajë familjen në Shqipëri.

Fizarmonika është partneri i cili nuk iu nda asnjëherë nga krahu.

Ndonëse, vite më parë ajo punonte tërë javën që ta paguante qiranë për të.

Sot, sytë e Violetës janë plotë jetë, meqë ka arritur që me mundin e saj të mbajë familjen në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë mos të heq dorë nga ëndrra e saj - fizarmonika.