EXPRESS

Adrenalina e botës së egër, Fitim Sopjani me dokumentar të veçantë

Në pesë vjetët e fundit, fundjavat më së shpeshti i kalon në liqenin e Badovcit.

Fotografi Fitim Sopjani ulet, vrojton dhe me orë të tëra pret të dokumentojë lëvizjet e botës së egër. Kjo lloj adrenaline gati se është shndërruar në mënyrë jetese për të.