Lojtarja e tenisit nga Tunizia, Ons Jabeur ka thënë se ka qarë së bashku me Cristiano Ronaldon kur ylli i futbollit humbi penalltinë në fitoren e Portugalisë ndaj Sllovenisë në Evropianin në Gjermani.
Jabeur është fanse e madhe e futbollit dhe herë pas herë shfaq aftësitë e saj për këtë lojë duke goditur me këmbë topin e tenisit. Ajo u pyet për Euro 2024 pasi e fitoi ndeshjen e raundit të dytë në Wimbledon.
“Së fundi e kam shikuar Portugalinë. Kur Cristiano humbi penalltinë, kam qarë me të pasi e dua shumë”, ka thënë ylli i tenistit.
“Emocionet e sportit janë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqen më së shumti është tifozëria. Ajo vërtetë e përkrahu Ronaldo. Ai shfaqi mentalitet duke shënuar në penalltinë tjetër”.
-
Ronaldo: Kam ndërgjegjen e pastër, fitimi i Evropianit është si Botëror për mua
-
Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori
-
Çka i tha Ronaldo futbollistit kroat që nuk po i ndalte lotët
-
Ronaldo flet për penalltinë, tregon çka i tha Modriqit
-
Ronaldo: Sukseset me Portugalinë nuk krahasohen me asgjë