Sajti zyrtar i UEFA-s ka publikuar një intervistë të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, në prag të Evropianit në Gjermani.
Zvicra ndeshjen e parë e luan të shtunën. Nga ora 15:00 takohet me Hungarinë.
“Të jem në përfaqësuese dhe të udhëheq si kapiten, është burim i krenarisë për mua. Unë jam shumë ambicioz, dua të jem i suksesshëm. Dua të udhëheq ekipin që të shkruaj histori në Gjermani, që ky ekip të mbahet mend dhe do të punojmë shumë për të arritur këtë”, ka thënë Xhaka.
Ai ka thënë se te Zvicra ka shumë vjet që stërvitjet nuk kanë qenë të nivelit më të lartë. Ka treguar se ka shumë konkurrencë për pozita në ekip.
“Qartë se duam ta kalojmë grupin. Grupi është i vështirë, por synimi ynë i parë është të kalojmë në fazën nokaut. Ndeshja e parë me Hungarinë është e rëndësishme. Do të ishte shumë mirë nëse fillojmë me fitore. Duhet të luajmë ndeshje të përkryer ndaj Hungarisë dhe të qëndrojmë të fokusuar për 90 minuta. Dhe na duhet shpirti ekipor. Së bashku jemi më të fortë. Shpresojmë të jemi në gjendje të tregojmë këtë në ndeshjen e së shtunës”, ka shtuar Xhaka në intervistën për UEFA-n.
-
Xhaka i bindur se Zvicra do të jetë e suksesshme në Euro 2024
-
Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?
-
Xhaka krenar për 150 ndeshjet me Zvicrën dhe kualifikimin në 1/8 e finales
-
Xhaka është gati për “Kupën e Botës më të mirë”
-
Xhaka vlerëson formën e tij dhe forcën e Zvicrës