Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Xhaka i prin Zvicrës, Shaqiri në bankë

Xhaka & Shaqiri

(13:48) - Granit Xhaka do t’i prijë Zvicrës kundër Hungarisë. Ndeshja është e vlefshme për Grupin A dhe nis nga ora 15:00

Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë, ashtu siç u raportua më herët. Në bankë është edhe shqiptari tjetër Ardon Jashari.

Formacionet


(13:39) - Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë ndeshjen kundër Hungarisë të shtunën në “Euro 2024”.

Mediumi zviceran “Blick” raporton se trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, do ta lë në bankë Shaqirin për ndeshjen që nis nga ora 15:00.

Yakin e Shaqiri kanë pasur përplasje në deklarata kohëve të fundit.

Granit Xhaka do të jetë i padiskutueshëm në formacion.

Edhe Zvicra fillon ndaj Hungarisë, planifikon të qëndrojë gjatë në Gjermani Euro 2024 Zvicra fillon ndaj Hungarisë, planifikon të qëndrojë gjatë në Gjermani

Formacioni zyrtar pritet të publikohet në orën 14:00.

Zvicra e Hungaria janë në grup edhe me Gjermaninë që dje mposhti bindshëm 5:1 Skocinë.