Futbollistët angazhohen të jenë me peshë më të vogël dhe të zhdërvjellët për të përmbushur kërkesat e lojës me ritëm të lartë. Kështu që sulmuesi hungarez, Martin Adam nuk habitet kur sheh “meme” në rrjetet sociale për shtatin e tij gjigant. Por disa e teprojnë me tentimin për tallje.
Adam hyri si zëvendësues në humbjen 3:1 të Hungarisë nga Zvicra në Koeln. Fotografitë e tij u bënë shumë të shpërndara në rrjetet sociale, për shkak të trupit dhe peshës prej rreth 86 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i Ulsan Hyundai e mbanë kokën të rruar dhe një mjekërr. Kjo ia siguroi pseudonimin “Vikingu hungarez”.
“Postimet? Natyrisht, disa prej tyre vijnë tek unë. Zakonisht qesh me to”, tha 29-vjeçari në një konferencë për shtyp në bazën e Hungarisë në Gjermani.
“Kam lindur në këtë mënyrë, kam këtë formë trupore. Nuk po them se isha i madh kur kam lindur, por kam këtë fizik. Ka të bëj me gjenetikën, nuk mund ta ndryshoj”, ka shtuar sulmuesi hungarez.
Megjithatë shumica e postimeve janë pozitive. Adami u bë shpejt i preferuar i tifozëve pas paraqitjes së shkurtër në ndeshjen e parë.
Tifozët e Hungarisë do të shpresojnë që lojtari me numër 9 të ofrojë gola në ndeshjen e radhës, të mërkurën ndaj Gjermanisë. Hungarisë i duhen pikët për të shpresuar në kalim të grupit.