Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

U rrëzua nga biçikleta, Sadilek mungon në evropian

Michal Sadilek

Mesfushori Michal Sadilek nuk do udhëtojë me përfaqësuesen e Çekisë në kampionatin evropian “Gjermania 2024”.

Sadilek ka pësuar lëndim në këmbë pasi u rrëzua nga biçikleta në kampin stërvitor të ekipit në Schladming të Austrisë, ka raportuar të dielën “Reuters”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përzgjedhësi i Çekisë, Ivan Hashek është shprehur se mungesa e mesfushorit do të vërehet.

“Kjo është një mungesë e madhe për ne, sepse Michal është një nga lojtarët tanë me përvojë. Nuk ka qenë pa arsye që ka mbajtur shiritin e kapitenit gjatë ndeshjes kundër Maltës”, u shpreh Hashek.

Të premten, Sadilek ishte kapiten i Çekisë në fitoren 7:1 ndaj Maltës në ndeshjen

 miqësore. Miqësoren e fundit para “Euro 2024”, Çekia do ta ketë të hënën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Çekia në Evropian është në grupin F së bashku me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Portugalinë.