Euro 2024

Trajneri i Schalkes i vuri në shitje biletat e Evropianit

Euro 2024

Trajneri i Schalkes, 42-vjeçari Karel Geraerts, ka publikuar të dielën pasdite diçka interesante në llogarinë personale në Instagramin, ku i ka 23 mijë e 100 ndjekës.

Aty, trajneri Geraerts ka treguar se i kishte dy bileta për t’i shitur, për ndeshjen Anglia – Sllovakia.

Ndeshja mes Anglisë e Sllovakisë është e vlefshme për një të tetën e finales së “Euro 2024”.

“Dy bileta për ndeshjen Anglia – Sllovakia janë në shitje. Ju lutemi, më shkruani mesazhe”, ka shkruar trajneri i Schalkes, skuadrës që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

“Bild” shkroi të dielën se për dy biletat e publikuara nga trajneri Geraerts, të interesuarit duhej t’i paguanin 400 euro.

Trajneri i Schalkes i siguroi biletat pasi ndeshja u caktua të luhet në “Gelsenkirchen Arena” të Schalkes.

Pasi ka nisur ndeshja, tekniku gjerman e ka fshirë publikimin nga Instagrami.