Ai ka thënë pas ndeshjes me Spanjën se kombëtarja ka luftuar deri në fund në çdo ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dalim me kokën lartë. Ishim në grupin e vdekjes me kampion të botëts, kampion të Evropës, kampion të Ligës së Kombeve. Jam i trishtuar me rezultatin, por jo me ecurinë. Kemi luftuar në çdo ndeshje. Gjithmonë kemi luftuar deri në fund, në çdo ndeshje. Jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë gjashtë apo shtatë lojtarë të rinj në fushë, por edhe lojtarët me përvojë që janë paraqitur shumë mirë. Të gjithë mendonin se do të mposhteshim 3:0 apo 4:0. Por ne ishim aty dhe kemi luftuar. Nuk kishte rezultate të tilla. I falënderoj të gjithë, kemi bërë punë shumë të mirë. Kemi Ligën e Kombeve e më pas kualifikimet për Kampionat Botëror. Duam të provojmë emocione të Botërorit e pse jo sërish të Evropianit”, është shprehur ai.