Euro 2024

Shkriniar: Presioni është tek Anglia, mund ta mposhtim

Skriniar

Anglia është kualifikuar në një të tetën e finales dhe do të përballet me Sllovakinë të dielën.

Pas tri ndeshjeve të fazës së grupeve, Anglia është kritikuar shumë për paraqitjen jo të mirë.

Të premten mbrojtësi i Sllovakisë, Milian Shkriniar, ka thënë se mbështetja e Anglisë në talentin individual dhe presioni për të fituar, do t’i ofrojë Sllovakisë një mundësi të madhe.

“Për mendimin tim anglezët mbështeten në cilësitë individuale dhe e dinë se kanë lojtarë që mund të vendosin ndeshjet. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se mund t'i kundërvihemi përmes punës ekipore”, ka theksuar Shkriniar.

“Mediat dhe tifozët kanë qenë kritikë pas ndeshjeve të Anglisë, kështu që anglezët do të jenë nën presion shumë më të madh se ne. Mund të funksionoj në favorin tonë. Faza e mbrojtjes do të jetë patjetër e rëndësishme, ne duhet të fillojmë të mbrohemi nga sulmuesit. Por çelësi është të luajmë futboll. Ne duhet t’u tregojmë atyre se ne mund të luajmë. Le ta dinë se janë kundër një ekipi që e di se çfarë dëshiron”, u shpreh Shkriniar.