Antonio Ruediger ishte lojtari më i mirë i ndeshjes mes Gjermanisë e Danimarkës. Ai u vlerësua nga UEFA si më i miri.
Gjermania të shtunën e mposhti Danimarkën me rezultat 2:0 dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2024”.
Ruediger ndaj Danimarkës kishte disa ndërhyrje të mira dhe së bashku me mbrojtësin Nico Schlotterbeck ndihmuan që Gjermania të mos pësojë gol.
Për Ruedigerin suksesi i arritur të shtunën është meritë e të gjithë futbollistëve.
“Të gjithë e respektojnë punën e tyre. Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, që të gjithë luftojnë për njëri-tjetrin. Për ne është e rëndësishme të punojmë si ekip dhe jo si individë. Të gjithë ata që e njohin futbollin dhe më njohin mua e dinë që unë jam një person emocional në fushë”, u shpreh mbrojtësi i qendrës, Ruediger.