Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick nuk e ka përfshirë mbrojtësin Stefan Lainer në ekipin final prej 26 lojtarëve që do të paraqiten në Euro 2024. Lainer kishte luajtur në të gjitha katër ndeshjet e austriakëve në Evropianin e kaluar dhe kishte shënuar një gol.
Por anëtari i Borussia Moenchengladbachut ishte njëri prej tre lojtarëve që mbetën jashtë listës finale. Portieri Tobias Lawal dhe mesfushori Thierno Ballo janë dy të tjerët të larguar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ishte vendim i lehtë për mua. Ishte e rëndësishme për mua t’ua shpjegoj motivet të tre lojtarëve në bisedime me secilin prej tyre”, ka thënë Rangnick.