Riccardo Calafiori dhe Lorenzo Pellegrini u ndëshkuan me kartonë të verdhë në fitoren 2:1 të Italisë ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të Grupit B të Evropianit që po zhvillohet në Gjermani.
Ndërkohë, portieri Gianluigi Donnarumma dhe Bryan Cristante u ndëshkuan me të verdhë në humbjen 1:0 nga Spanja të enjten.
Nëse ndonjëri nga këta katër lojtarë ndëshkohet sërish me karton të verdhë në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Kroacisë, nuk do të kenë të drejtë loje në fazën e 1/8 së finales së Evropianit, nëse Italia avancon tutje.
Nëse Italia kualifikohet për fazën nokaut, këta katër lojtarë sërish do të jenë të rrezikuar për suspendim.
Kartonët do të hiqen pas çerekfinales.
Ndeshja Kroacia – Italia luhet të hënën dhe nis në orën 21:00.