Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Nagelsmanni rrezikon suspendimin

Julian Nagelsmann, selektori i Gjermanisë

Rregullat e UEFA-s janë të qarta. Nuk janë vetëm lojtarët që mund të suspendohen pas dy kartonëve të verdhë. 

Edhe selektorët rrezikojnë për një gjë të tillë. 

I rrezikuar është përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, në duelin e çerekfinales së Evropianit kundër Spanjës.  

Nagelsmann këtë të përbashkët e ka me Antonio Ruedigerin, Robert Andrichin dhe Maximilian Mittelstadtin. 
Përzgjedhësi dhe tre futbollistët rrezikojnë të mos paraqiten në gjysmëfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj spanjollëve dhe natyrisht nëse kualifikohen. 

Nagelsmanni u ankua në një rast në duelin kundër Danimarkës në një të tetën e finales dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 59-të. 

Lajmi i mirë është se nëse ndonjëri prej tyre nuk ndëshkohet me karton të verdhë në çerekfinale, kartonët do t’u hiqen për ndeshjen eventuale gjysmëfinale. 

Edhe Gjermania nis përgatitjet pa liderin e mbrojtjes Euro 2024 Gjermania nis përgatitjet pa liderin e mbrojtjes

Ky rregull është bërë që lojtarët të mos rrezikojnë finalen shkaku i suspendimit me kartonë. 

Mbrojtësi Jonathan Tah ishte i suspenduar ndaj Danimarkës, por do të kthehet ndaj Spanjës.