Kampiones në fuqi të Evropianit, Italisë do t’i duhet shpirti luftarak për tu përballur me Spanjën në ndeshjen e dytë të “Euro 2024”, thotë të hënën mesfushori i Interit Davide Frattesi në konferencë për shtyp.
“Individualisht Spanja është përpara nesh. Ne do të duhet të hedhim në fushë frymën italiane që na ka shoqëruar prej vitesh. Ne duhet të dimë të vuajmë, të dimë të luftojmë, kjo është thelbësore. Nëse e vendosim në duele një me një, loja është e vështirë, shumë e vështirë. Ne do të duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e çdo rasti gjatë lojës, sepse Spanja nuk do të na japë shumë”, shprehet Frattesi.
Frattesi ishte golashënuesi më i mirë i Italisë gjatë kualifikimeve me tre gola të shënuar. Por ai beson se Gianluca Scamacca do të jetë golashënuesi më i mirë i Italisë në “Euro 2024”.
“Scamacca në tre muajt e fundit ka treguar se mund të shënojë gola në çdo rast, sapo të shfaqet një mundësi jam i sigurt se do ta shfrytëzojë atë”, tha Frattesi.
Italia të mërkurën do të përballet me Spanjën në kuadër të grupit B.