Mediumi i njohur anglez, Daily Mail, ka shkruar të enjten që Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon fuqishëm Kroacinë dhe Shqipërinë pas fyerjeve që tifozët e tyre i bënë ndaj serbëve.
Janë dëgjuar thirrje “vrite serbin” gjatë ndeshjes së zhvilluar të mërkurën mes Kroacisë dhe Shqipërisë, që përfundoi 2:2.
“Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do të kërkojmë nga UEFA për sanksione, edhe me çmimin e mosvazhdimit të garës”, ka thënë sekretari gjeneral i federatës serbe, Jovan Surbatoviq.
Në fakt tërheqja e Serbisë nuk është opsion. Deklarata e tij është më shumë një lloj presioni ndaj UEFA-s që të dënojë Shqipërinë e Kroacinë.
UEFA tashmë ka ndarë gjoba për Serbinë, por edhe për Kroacinë e Shqipërinë për veprimet e tifozëve të tyre.
-
Seleksionuesi serb pyetet për kërcënimin e Serbisë me tërheqje nga "Euro 2024", ja si përgjigjet
-
UEFA konfirmon se “kërcënimi” i Serbisë nuk ishte real
-
Serbia mund ta luajë pa shikues ndeshjen ndaj Shqipërisë
-
Atmosferë e zymtë te Serbia para “finales” me Shqipërinë
-
Për thirrjet anti-Kosovë dhe incidente të tjera, Serbia ka marrë mbi 2 milionë euro gjoba