Seleksionuesi serb Dragan Stojkoviq është pyetur nga një gazetar i “Daily Mail” për paralajmërimin nga Federata e Futbollit të Serbisë për tërheqje nga Evropianin 2024 nëse nuk dënohen Kroacia e Shqipëria.
Federata serbe ka kërkuar që të dënohen Shqipëria e Kroacia, duke thënë se janë bërë thirrje “Vrite serbin” gjatë ndeshjes të së mërkurës mes Shqipërisë e Kroacisë që përfundoi 2:2.
“Faleminderit për pyetjen, por më pyesni diçka për lojën. Nuk është e rëndësishme për mua. Unë nuk kam lexuar asgjë. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë thua”, tha Stojkoviq, raporton “Index.hr”.
Artikuj të ngjashëm
-
Selektori serb: Kam ofruar dorëheqje
-
Selektori i Serbisë: Ndoshta dikush po bën tifo për Shqipërinë
-
Selektori i Serbisë i drejtohet gazetarit: Pak nuk je normal
-
Grumbullimi i Serbisë nis mes “përplasjeve” të selektorit me lojtarë
-
Selektori i Serbisë: I lumtur që do të luajmë në stadiumin e bukur në Tiranë