Gjermania Perëndimore dhe Austria u takuan më 25 qershor të vitit 1982 në xhiron e fundit të fazës grupore në Kupën e Botës në futboll.
Për shkak të rezultateve të mëparshme dhe rregullave në fuqi, fitorja me një apo dy gola dallim e Gjermanisë Perëndimore u mjaftonte dy përfaqësueseve për të avancuar në fazën tjetër. Goli i gjermanëve u shënua herët dhe më pas lojtarët luajtën formalisht deri në fund. Gjermania Perëndimore fitoi 1:0 dhe të dy përfaqësueset avancuan.
Viktimë ishte Algjeria që u eliminua. Algjerianët bën ankesë në FIFA, por që u refuzua me pretekstin se asnjë rregull nuk është thyer. Por kjo ndeshje bëri që në turnetë e ardhshëm të luhej në të njëjtën kohë rundi i fundit i ndeshjeve në një grup.
A do ta kemi turpin e Frankfurtit sot nga ora 18:00?
Sllovakia e Rumania përballen në kuadër të Grupit E të Euro 2024. Me barazim të dy përfaqësueset avancojnë, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes mes Ukrainës e Belgjikës. Të gjitha katër përfaqësueset në Grupin E i kanë nga tri pikë.