Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Ukrainë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Ukraina dhe Austria do të përballen në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit C të “Euro 2020”.

Pikët kanë rëndësi të madhe për të dyja përfaqësueset, pasi të dyja janë në garë për kalim në fazën e mënjanimit direkt. Para duelit vendimtar, Ukraina renditet e dyta me tri pikë, aq sa ka edhe Austria që është e treta.

Ndeshja luhet nga ora 18:00 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dyja ekipeve, të cilat luajnë me përbërjet më të forta.