Te Spanja janë ankuar për gjendjen e fushës në stadiumin ku spanjollët do t’i luajnë ndeshjet e Euro 2020.
Trajneri Luis Enrique dhe disa lojtarë kanë thënë se nuk janë të kënaqur me gjendjen e barit në “Lar Cartuja Stadium” në Sevilla.
Spanja ka dominuar ndaj Suedisë të hënën, por nuk ka mundur të konkretizojë rastet e shumta. Ndeshja u mbyll 0:0.
Pedri Gonzalez ka thënë se fusha nuk ishte arsye pse ekipi i tij nuk fitoi, por ka shtuar se “është e vërtetë që fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë”. Ai shpreson që gjendja e barit të përmirësohet para ndeshjes të së shtunës ndaj Polonisë “në mënyrë që të jemi në gjendje të luajmë më komod”.
Bari në “La Cartuja” është dukur të mos jetë i prerë njëjtë në të gjithë fushën, ndërsa në disa vende ishte i thatë, raporton AP.
Spanja të gjitha tri ndeshjet në grup i luan në Sevilla.