Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Euro 2020”: Stadiumi “La Cartuja”

I ndërtuar në vitin 1999, stadiumi “La Cartuja” në Sevilla të Spanjës ka kapacitet prej 60 mijë ulëseve, por vetëm 30% do të përdoret për Kampionatin Evropian.

“Estadio de la Cartuja” u zgjodh si nikoqir duke e zëvendësuar Bilbaon në muajin prill, që nuk do ta mirëpres asnjë ndeshje të kësaj gare.

Ky stadium gjendet në pjesën jugore të Spanjës dhe është shtëpia e Përfaqësueses spanjolle. Do të jetë nikoqire e tri ndeshjeve të Grupit E, si dhe e 1/8 së finales.

Është stadium i kategorisë së katërt dhe u ndërtua për Kampionatin e Botës në atletikë. Në të janë zhvilluar shumë ndeshje me rëndësi të madhe, përfshirë edhe finalen e Kupës së UEFA-s në vitin 2003 ndërmjet Celtciut dhe Portos.

Artikuj të ngjashëm