Alessio Tacchinardi ka folur për radion “TMW” dhe është shprehur tejet i lumtur për kualifikimin e Italisë, pasi e eliminoi Belgjikën.
Ish-reprezentuesi i Italisë dhe ish-futbollisti i Juventusit, ka thënë se Italia e ka skuadrën më të mirë dhe më të përgatitur për të triumfuar.
“Jam shumë i lumtur për ndeshjen, vuajtëm por është normale ndaj Belgjikës. Kam parë në përfaqësuese të madhe. Disa luajnë si kemi luajtur ne. Mancini ka krijuar diçka të jashtëzakonshme. Jemi më të fortë se Spanja që ka ngecur në disa ndeshje. Çfarëdo që ndodh, ia heq kapelën Mancinit sepse ka krijuar një grup të mirë. Jemi me këmbë në tokë dhe më pëlqen ky grup. Në fushë janë solid që luajnë futboll të mirë”, ka thënë Tacchinardi.