Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Spanja i beson kapitenit Busquets

Sergio Busquets po cilësohet lider i padiskutueshëm te përfaqësuesja e Spanjës.

Mesfushori spanjoll ka udhëhequr “Stuhinë e Kuqe” deri në gjysmëfinale të Evropianit me paraqitje fantastike.

Kapiteni i Spanjës, mungoi në dy ndeshjet e para shkaku i infektimit me COVID-19, mirëpo përzgjedhësi Luis Enrique vendosi ta presë mesfushorin që u bashkua me ekipin pas dhjetë ditësh.

Besimi i dhënë nga trajneri Enrique është shpërblyer nga mesfushori që ka dominuar mesfushën e spanjollëve duke u zgjedhur edhe dy herë futbollisti më i mirë i ndeshjes, me Sllovakinë dhe Kroacinë.

Edhe pse në ndeshjen ndaj Zvicrës Busquets humbi penalltinë, ai u vlerësua me nota të larta për paraqitjen.

Trajneri Enrique pret që Busquets të udhëheqë ekipin edhe në gjysmëfinalen ndaj Italisë.

Artikuj të ngjashëm