Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Kroacisë 1:0.
Trajneri anglez ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj kroatëve. “Jam i lumtur që kemi arritur që këtë pasdite t’i gëzojmë tifozët tanë me këtë fitore. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi pasur raste të mira shënimi. Jam i kënaqur me atë se çfarë treguam dhe ky është një fillim i mirë”, deklaroi Southgate.