Anglia dhe Kroacia do të nisin Evropianin sot me një përballje mes vete, e para nga grupi D.
Selektori anglez Gareth Southgate ka publikuar 11-shen startuese për këtë ndeshje, ku padyshim befasitë nuk kanë munguar.
Në portë luan Jordan Pickford, i cili ka fituar balotazhin me Dean Henderson. Në mbrojtje, Southgate ka vendosur që të startojë me Walker në krahun e djathtë dhe Tripperin në krahun e majtë, ani pse pozita natyrale e këtij të fundit është mbrojtës i djathtë.
Në sulm, Kane është emër i padiskutueshëm teksa mbështetet nga Foden, Mount e Grealish.
Kroacia ndërkohë do të luajë me Kovaçiq, Brozoviq e Modriq nga fillimi në mesfushë. Rebiq do të jet sulmuesi kryesor.
Ndeshja fillon në orën 15:00.
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Mings, Trippier; Rice, Phillips; Sterling, Mount, Foden; Kane
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Kovaçiq, Brozoviq, Modriq; Kramariq, Rebiq, Perisiq