Euro 2020

Sommer kthehet te Zvicra

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, është kthyer në përfaqësuese, pasi ka vizituar gruan e tij dhe vajzën e tyre të sapolindur në Gjermani.

Sommer ka postuar një fotografi me mesazhin: “Mirë se erdhe në familje motra e vogël NAYLA”.

Familja tani i ka dy vajza.

Sommer ka fluturuar për në Koeln menjëherë pas humbjes 3:0 të Zvicrës nga Italia në Romë.

Federata helvetike ka publikuar pamje të kthimit të Sommerit në kampin stërvitor në Romë. Zvicra udhëton për në Azerbajxhan për ndeshjen e fundit të grupit A. Zvicrës i duhet fitorja ndaj Turqisë për të avancuar në fazën nokaut.