Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Schmeichel pretendon se UEFA kërcënoi Danimarkën me humbje 3:0

Ish-portieri danez Peter Schmeichel pretendon se lojtarët e Danimarkës nuk dëshironin të rinisnin ndeshjen e tyre të Euro 2020 kundër Finlandës pas arrestit kardiak të Christian Eriksen.

Schmeichel, babai i portierit të Leicester dhe Danimarkës, Kasper Schmeichel, i tha ‘’ITV's Good Morning’’ se ai nuk mendonte se lojtarët kishin zgjedhje tjetër.

Kur u pyet nëse ishte vendimi i lojtarëve që loja të rifillonte pasi Eriksen ishte dërguar në spital, Schmeichel tha: '’Epo ky është një debat interesant’’.

‘'Unë në të vërtetë pashë një citim zyrtar nga UEFA dje duke thënë se ata ishin duke ndjekur këshillat e lojtarëve, lojtarët këmbëngulën të luanin – unë e di që kjo nuk është e vërtetë. Ose është si e sheh të vërtetën. Ata u lanë me tre opsione, njëra ishte të luanin menjëherë, tjetri të luanin të nesërmen në 12 të mesditës dhe të mbaronin 50 minutat e mbetura dhe opsioni i tretë ishte të humbasin ndeshjen, 3-0’’.

'’Prandaj gjyakojeni vetë. A ishte dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin ndonjë zgjedhje vërtet? Unë nuk mendoj se ata kishin. Siç mund ta dëgjoni nga konferenca e djeshme për shtyp, trajneri, ai pendohet seriozisht që i vendosi lojtarët përsëri në fushë’’, deklaroi Schmeichel.